Profesori Nuri Bexheti në “Rubikon” tha se Serbia nuk përbën rrezik të madh për shkak se është më e vogël se sa që ishte në ish-Jugosllavi dhe është e rrethuar nga shtete anëtare të NATO-s.
Ai shtoi se Kosova nuk investon në mbrojtje, megjithëse ka një bazë simbolike të NATO-s por duhet të fokusojë buxhetin dhe strategjitë e saj më shumë në aleanca me pakicat joshqiptare brenda vendit.
“Fati i madh i popujve ballkanik që janë të vegjël, edhe Serbia është më e vogël se që ishte brenda ish-Jugosllavisë. Nuk shih rrezik të madh, fati që Serbia është e rrethuar me shtete që janë anëtare të NATO-s. Asnjëra nga ushtritë ballkanike nuk i ka kapacitetet e ushtrisë së rregullt më shumë se 30 mijë. Të tjerat aty, aty”, tha Bexheti, transmeton Klankosova.tv
“Kosova i ka ndodh mrekullia, Kosova nuk investon në mbrojtje, ka një bazë simbolike të NATO-s, uroj që Kosova të ndaj më shumë buxhet, por më shumë se ushtria, Kosova duhet të bëj aleancë me pakicat joshqiptare brenda kufijve politikë".
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=FTlebwiIChY&t=1s
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.