Beyonce është akuzuar për plagjiaturë nga këngëtarja Kelis, pas publikimit të saj albumit të ri “Renaissance”.
Ajo pretendon se kënga e pestë e quajtur “Energy” e Beyonces në albumin e ri, është e ngjashme me “Get Along Ëith You” të këngëtares amerikane.
Në një postimi në Instagram, Kelis ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj kompozitorëve të këngëve, Pharrell Ëilliams dhe Chad Hugo.
“Jam e shokuar sepse niveli i mungesës së respektit dhe injorancës së plotë nga të tre palët e përfshira është befasues. E kam dëgjuar si gjithë të tjerët. Asgjë nuk është kurrë siç duket. Disa nga njerëzit në këtë industri nuk kanë shpirt apo integritet dhe i kanë mashtruar të gjithë. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj meje. Unë kam të drejtë të zhgënjehem. Unë do të marr atë që është e imja dhe dua kompensim. Paqe”.
Këngëtarja amerikane sqaroi gjithashtu se problemi i saj i vërtetë nuk është me Beyoncé, por me kompozitorët e këngëve, që e mashtruan për të drejtën e autorit.
Albumi “Renaissance” u publikua më 29 korrik 2022.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.