Beyonce sonte ka marrë çmimin e 30-të Grammy në karrierën e saj muzikore.
Sonte ajo fitoi çmimin për “Këngën më të mirë ritmike”,pasuar nga ai për “Performancën më të mirë tradicionale R&B” me këngën “Plastic Off The Sofa”, njofton Klankosova.tv
Beyonce sivjet është e nominuar në nëntë kategori, ndër to edhe për tri çmimet kryesore të mbrëmjes.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.