Njeriu që pritet të jetë Presidenti i ardhshëm i Amerikës, Joe Biden ka një lidhje të veçantë me një faltore ortodokse në Kosovë.
Ai më 2005 kishte bërë publik lajmin se dy vjet më herët [pra më 2003] pas vizitës në Manastirin e Deçanit, i kishte shkruar letër ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, ku i ishte lutur që ta mbrojë Manastirin.
Haradinaj kishte mbajtur fjalën dhe në trazirat e marsit të vitit 2004, në Manastir nuk ishte shënuar asnjë dëm.
Kjo korrespondencë e Biden me Haradinaj, u zbardh këto ditë kur u nxor transkriptimi i fjalimit të demokratit në Senatin amerikan, të bërë para pesëmbëdhjetë vjetëve.
Përjashtuar vizitën e vitit 2016, sa herë që Joe Biden kishte vizituar Kosovën, ai kishte bërë ndalesë në Manastirin që është Kisha më e famshme ortodokse në tokën e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=32GUM57JSek
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.