Momentet kaotike të zgjedhjes president, me tym e përleshje ua kujtoi edhe një herë amerikanëve.
Me këtë video tre minutëshe, shefi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, i përshkroi republikanët si ekstremistë teksa zyrtarizoi kandidaturën e tij për zgjedhjet e 2024-ës edhe për një mandat katër vjeçar.
Materiali promovues, me sloganin "Le ta çojmë punën deri në fund", shfaqi atë, duke u zotuar për të drejtat e çdo qytetari në SHBA.
"Çdo gjeneratë e amerikanëve është përballur me një moment kur janë dashur të mbrojnë demokracinë, të ngrihen për të drejtat e tyre personale, të ngrihen për të drejtat e votimit dhe të drejtat civile. Ky është momenti ynë", tha Biden.
Por, para kësaj 80-vjeçari që është edhe presidenti më i moshuar në histori amerikane do të përballet me një garë për të fituar nominimin e demokratëve.
Si kundër-kandidat për zgjedhjet presidenciale brenda partisë e ka shkrimtaren, Marianne Williamson dhe nipin e ish-presidentit amerikan, John F.Kennedy.
Nga ana tjetër edhe Republikanët kanë zyrtarizuar disa nga kandidaturat e tyre.
Ish presidenti, Donald Trump do t’i hyjë garës partiake me Nikki Haley, ish-guvernatorin e Karolinës së Jugu, multimilionerin, Vivek Ramaswamy dhe ish-guvernatorin i Arknsasit, Asa Hutchinson.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=xIuF3VL0KnY
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.