Presidenti amerikan Joe Biden, është zotuar se do të përgjysmojë shkallën e vdekjeve nga kanceri gjatë 25 viteve të ardhshme, duke e quajtur qëllimin e tij "ambicioz, por ... të realizueshëm".
Ai njoftoi për këtë plan të ashpër të mërkurën, gjatë vërejtjeve për ringjalljen e nismës së tij të ashtuquajtur "Cancer Moonshot", përcjell Klankosova.tv.
“Qëllimi është përgjysmimi i shkallës së vdekjeve nga kanceri në 25 vitet e ardhshme”, tha Biden gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.
“Është e guximshme, është ambicioze, por është plotësisht e realizueshme. Ne mund ta bëjmë këtë. Ne mund t'i japim fund kancerit siç e njohim ne'', deklaroi presidenti Biden.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.