Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë fotografi nga bora e parë në Kukës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se Shishtaveci është zbardhur, dhe kështu u shënua bora e parë në Kukës, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, Rama tha se janë marrë të gjitha masat për kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, për të qenë në terren, me mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth.
“Zbardhet Shishtaveci, bie bora e parë në Kukës. Ndërkohë janë marrë të gjitha masat nga ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, për të qenë në terren, me mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth. Aktualisht qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.