Një veturë e parkuar është dëmtuar sot në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtina, pasi është rrëzuar një lis.
Ngjarja ka ndodhur pranë kafenesë, në afërsi të Teatrit të qytetit, ku sipas dëshmitarëve për Klankosova.tv, pema është rrëzuar papritur dhe ka rënë mbi automjetin e parkuar.
Si pasojë e incidentit, vetura ka pësuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovë, mirëpo deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje zyrtare
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.