“Kur dielli të ikë, do ta pikturojmë qiellin”.
Me këtë punim artisti, Petrit Halilaj, u prezantua në festivalin ndërkombëtar Manifesta, që këtë u mbajt në Prishtinë.
Sipas Halilajt, frymëzim për të u bë një 12-vjeçare, me një poezi që kishte shkruar në shkollë.
Bienalja e 14-të u dha një mundësi të mirë artistëve të rinj, për ta prezantuar punën e tyre.
Një gjë të tillë së bashku me kolegë e bëri Blerta Hashani, studente në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
“Pjesëmarrja në Manifesta është një hap i rëndësishëm, duke pas parasysh që udhëton në Evropë”, tha Hashani.
Mënyra e të qasurit në art, transformimi i hapësirave publike, audienca vendore dhe ndërkombëtare, aktivizimi i aseteve kulturore në funksion janë disa prej efekteve që po vlerësohet se i sollën vëmendje të madhe Prishtinës.
Të dielën e 30 tetorit është dita e fundit e këtij festivali në Prishtinë, e që mbahet çdo dy vjet në qytete të ndryshme të Evropës.
https://www.youtube.com/watch?v=3k590wPTc04
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.