Këngëtari i njohur shqiptar, Big Basta, ka folur rreth spektaklit gjigant, Big Brother VIP Kosova.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Big Basta tha se edicioni i sivjetëm ka shumë më shumë spektakël se edicionet paraprake, transmeton Klankosova.tv.
Madje, ai thotë se ky format ka impakt të madh edhe në Shqipëri.
“Më duket se është shumë më interesant se vitet e tjera Big Brother-i në Kosovë, edhe duke e parë reagimin e njerëzve këtu në Shqipëri, ka një impakt të jashtëzakonshëm te shqiptarët këtu. Komplimente për organizimin”, u shpreh ai.
https://www.youtube.com/watch?v=CmcdtF2qw-o
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.