Moderatorët e Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, tashmë janë gati për edicionin e ri të spektaklit të shumëpritur.
Edicioni i radhës do të nisë nesër në mbrëmje, me transmetim live nga ora 21:00 në Klan Kosova.
Këtë lajm dyshja e ka rikujtuar edhe përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale, ku kanë ndarë entuziazmin dhe emocionet për rikthimin në skenë.
Të dy moderatorët kanë qenë pjesë e programit që nga sezoni i parë, duke u bërë një dyshe e pandashme për publikun në çdo natë të spektaklit.
Me përgatitjet që po shkojnë drejt fundit, pritshmëritë për nisjen e edicionit të ri janë të larta, derisa audienca mezi pret të shohë se çfarë risish dhe emocionesh do të sjellë këtë vit formati më i madh televiziv në vend./Klankosova.tv

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.