Jhene Aiko dhe Big Sean kanë zbuluar gjininë e foshnjës së tyre.
Ata njoftuan se janë në pritje të një djali.
“L.A bëni pak zhurmë”, tha Sean pasi fërkoi barkun e Jhene gjatë një shfaqjeje, përpara se të dy bërtitën ‘djalë’, transmeton Klankosova.tv.
Ky do të jetë fëmija i parë i Sean dhe i dyti i Jhene. Ajo ka një vajzë 13-vjeçare, Namiko Love, me O'Ryan.
Sean dhe Jhene janë takuar vazhdimisht që nga viti 2016. Çifti njoftuan se do të kishin një fëmijë në korrik.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.