Mersel Bilalli ka komentuar mbi kongresin e 15- të, të VMRO-DPMNE-së ku Nikolla Gruevski u rizgjodh përsëri kryetar i kësaj partie edhe për një mandat të ri.
“VMRO-DPMNE mbajti një kongres i cili mund të shërbejë si fenomen i pa parë deri më tani dhe i padëgjuar me vesh” .
Lideri i saj, si përgjegjësi i parë për të gjitha fatkeqësitë për këto dhjetë vite, përsëri po kërkon mandat.
Pasi që në vazhdimësi ka fituar dhe në mënyrë të ‘suksesshme’ e ka udhëhequr shtetin.
Vetëm në Maqedoni është e mundur që njeriu i cili ka porositur shuplaka, që ka rrënuar sisteme, që ka prishur fate, që ka kontraktuar vjedhje prej përmasave astronomike, dhe që shtetin e ka kthyer njëzet vite pas të kërkoj ende besim, sidomos me qëllim që të na çojë në ferre të reja.
Por, kjo gjë për momentin nuk është edhe absurdi më i madh, pasi që përderisa ka dele ka edhe qethës të tyre.
Tragjedi më e madhe është që asnjëri prej delegatëve nuk mori forca që së paku në nuanca të tregojë se ajo që është bërë deri më tani shpie deri te rrugët biblike, sesa deri te normaliteti elementar”, shkruan ndërmjet tjerash Bilalli. / zhurnal.mk
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.