Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 27 mijë e 851 raste nga 115 mijë e 794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 798 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 16 mijë e 862 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 2 mijë e 56 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 963 raste pozitive.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 177 persona.
klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.