Katër herë Kampionia Olimpike, Simone Biles, ka thënë se është abuzuar seksualisht nga ish doktori i ekipit gjimnastikor të SHBA-së, Larry Nassar.
Në një qëndrim emocional, Biles – ylli i Lojërave të Rios, ka thënë se nuk e lejoi Nassar, që “të më vidhte dashurinë dhe kënaqësinë”, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Nassar është dënuar me 60 vjet burgim për posedim të fotografive të fëmijëve të abuzuar seksualisht por po ashtu ka pranuar edhe që ka ngacmuar gjimnastët.
“E di se kjo përvojë e tmerrshme nuk më definon mua, jam më shumë se aq”, ka thënë Biles.
Ajo ka akuzuar ish doktorin se ka abuzuar me të gjatë veshjes, në periudhën e trajtimit mjekësor, përfshirë këtu edhe me Gabby Douglas, që po ashtu fitoi të Artën me Biles në Lojërat Olimpike të vitit 2016, që u zhvilluan në Rio.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.