Një burrë nga Kentaki i ShBA-së, i cili kaloi tre muaj duke menduar se e kishte hedhur tutje një biletë lotarie fituese e çmimit 50 mijë dollarë, e gjeti atë rastësisht në një makinë kompanie.
“Rreth një javë më vonë, kthehem në dyqan për të blerë diçka kur pronarja më thotë: ‘Urime’”, kujton Mark Perdue.
Unë thashë: ‘Për çfarë?’ Dhe ajo tha: ‘Ti fitove lotarinë’. Unë thashë: “Uroj’”.
Perdue shtoi se ai dhe gruaja e tij kërkuan lart e poshtë për biletën, por filluan të frikësoheshin se mund të ishte hedhur në plehra.
"E kam munduar veten për tre muaj duke menduar se e hodha këtë biletë", tha gruaja e tij.
Fituesi i lotarisë, i cili punon si president i Kiriu USA, tha se po priste një vizitor nga një fabrikë tjetër në fillim të këtij muaji dhe doli për të kontrolluar gjendjen e një makine kompanie që vizitori ta përdorte. Pasi hapi derën, vuri re biletën në ulësen e përparme.
Ai shtoi se makina përdoret rrallë dhe se bileta duhet t'i ketë rënë nga xhepi herën e fundit që e ka vozitur vitin e kaluar. Çifti tha se po mendojnë të bëjnë pushime me paratë e çmimit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.