Nga sot në Mitrovicë ka nisur edicioni i 15-të i Festivalit të Komedisë, i cili do të zgjasë deri më 19 shtator.
Në këtë edicion pritet të marrin pjesë emra të mëdhenj të skenës së artit vendor dhe ndërkombëtar.
Për atmosferën dhe përgatitjet e festivalit foli në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Marigona Ferati.
“Është edicioni i 15-të dhe po rritemi çdo vit. Po synojmë të sjellim diçka të re dhe artistë të dëshmuar, të cilët i do publiku. Kemi provuar që këtë vit të ofrojmë diçka ndryshe”, tha ajo.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:
https://youtu.be/ynPS3NbG_vA
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.