Biletat e edicionit të sivjetmë të Coachellas po shiten shumë ngadalë.
Një raport i ri, sipas NME-së, thotë që kjo është shitja më e ngadaltë që një dekadë.
Lista e artistëve kryesorë që do të performojnë sivjet janë Lana Del Rey, Tyler the Creator, Doja Cat dhe një ribashkim special i bendit No Doubt.
Aktet tjera që do të performojnë janë edhe Blur, Peso Pluma, J Balvin, Ice Spice, Khruanngbin, Jhene Aiko, Lil Uzi Vert, Justice, Deftones, Jungle, Dom Dolla, Bleachers, Peggy Gou, Grimes dhe Sublime.
SFGate ka raportuar që festivali ende nuk ka arritur t’i shesë të gjitha biletat e fundjavës së parë ndonëse ato kanë dalë në shitje që gjashtë ditë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.