Komiku i njohur Bill Burr u përball me gazetarët në tapetin e kuq të ceremonisë së Çmimit Mark Twain për Humor Amerikan, ku u nderua miku i tij Conan O’Brien.
Burr refuzoi të komentonte mbi çështje politike dhe të diskutonte mbi ngjarjet aktuale, duke thënë se nuk ndihej i kualifikuar për të folur për tema të tilla.
Ai kritikoi gazetarët për mungesën e guximit dhe për përpjekjet për të nxitur momente kontroverse për klikime.
"Nuk mendoj se duhet të pyesni një komedian," u tha ai. "Ju jeni gazetar."
Kur gazetari argumentoi se komedianët shpesh janë të informuar për ngjarjet aktuale, Burr e hodhi poshtë këtë justifikim, duke e quajtur një arsyetim të dobët.
"Kjp është vetëm një mënyrë për t'ua kaluar përgjegjësinë të tjerëve. Ju duhet të keni këllçe përsëri—gjë që nuk e keni," u shpreh ai.
I gjithë ky tension rrjedh pas raportimeve të fundit që gjoja Burr përkrah atë që bëri Luigi Mangione i cili vrau shefin ekzekutiv të kompanisë më të madhe të sigurimeve shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.