Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka dhënë deklaratën hapëse në çështjen e Jeffrey Epstein, para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve.
Siç raporton BBC, Clinton ka thënë se "nuk kishte ide për krimet që po kryente Epstein", transmeton Klankosova.tv.
"Unë e di çfarë bëra, dhe më e rëndësishmja, çfarë nuk bëra. Nuk pashë asgjë, dhe nuk bëra asgjë të gabuar", shtoi ai.
Gjatë dëshmisë së tij, Clinton po ashtu tha se bashkëshortja e tij, Hillary Clinton nuk kishte asnjë lidhje me Epstein.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.