Vëllezërit binjakë të ngjitur nga India tashmë kanë gjetur 'punën e ëndrrave' si elektricistë, 19 vjet pasi u braktisën nga prindërit kur ishin vetëm dy muajsh.
Sohna dhe Mohna Singh, 19 vjeç, janë punësuar nga Punjab State Poëer Corporation Limited, për t'u kujdesur për pajisjet elektrike në dhomën e kontrollit të furnizimit të kompanive.
Binjakët, të cilët u rritën në një shtëpi me familjet e varfra pranë Amritsar në Punjab, kanë thënë se janë 'thellësisht mirënjohës' për mundësinë.
“Është një punë e ëndrrave. Ne i jemi mirënjohës qeverisë së Punjabit për njohjen e talentit tone”, tha Sohna, që ka një diplomë elektronike, për The Telegraph, transmeton Klankosova.tv.
Binjakët e bashkuar do të marrin dy rroga për rolin, ku secili do të paguhet 10,000 rupi (99 funte) në muaj.
Sohna dhe Mohna kanë dy zemra, dy palë krahë, veshka dhe korda kurrizore, por kanë një fshikëz të tëmthit, shpretkë, mëlçi dhe një palë këmbë midis tyre.
Ata lindën në qershor të vitit 2003 në Spitalin Sucheta Kriplani në Nju Delhi, por mjekët vendosën se ishte shumë e rrezikshme të ndaheshin binjakët, me procedurën potencialisht fatale për njërin dhe duke shkaktuar humbje neurologjike dhe vaskulare në gjymtyrët e poshtme të binjakut të mbijetuar.
Sohna dhe Mohna u braktisën nga nëna dhe babai i tyre në moshën dy muajshe.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.