Një çift i Nju Xhersit mirëpriti një binjakë që lindën jo vetëm në ditë të ndryshme, por edhe në vite të ndryshme.
Ezra Humphrey lindi në orën 23:48 të 31 dhjetorit në spitalin Virtua Voorhees në Voorhees, duke i dhënë të njëjtën ditëlindje si babai Billy Humphrey. Binjaku Ezekiel lindi në orën 00:28 të mëngjesit të 1 janarit.
"Isha shumë i emocionuar për potencialin e të pasurit djem të mi në ditëlindjen time", tha Billy Humphrey për Good Morning America. "Ne shkuam atë ditë dhe nuk isha plotësisht i sigurt nëse ata do të vinin në jetë sot apo jo, por të kesh një prej tyre të paktën në ditëlindjen time ishte një bekim dhe një dhuratë e madhe".
Nëna e tyre, Eve Humphrey, tha se kishte shkuar në spital më 30 dhjetor, por ishte dërguar në shtëpi për shkak të një alarmi të rremë. Të nesërmen, ajo u kthye.
"’Uji më shpërtheu. Dhe i thash 'Gëzuar ditëlindjen. Mendoj se duhet të shkoj në spital'", kujton Eve Humphrey.
https://www.youtube.com/watch?v=2qzmS2zSapU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.