Lajmet e fundit

Si u zbuluan? Në vitin 2010, njëri prej tyre kishte hyrë për të vjedhur në një apartament në Nogarole Rocca dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nipit të pronarit të shtëpisë. Pasi u largua nga banesa, aty kishte harruar kapelën e tij. Autoritetet mundën të gjenin gjurmë të ADN-së që çoi më pas në zbulimin e tyre.
Por, tashmë nuk mund të përcaktohet se cili prej binjakëve është fajtori i vërtetë. Ata kanë ADN pothuajse të njëjtë dhe hetuesit e kanë të pamundur të identifikojnë cili prej tyre është autori i vërtetë. Një ekspert i policisë shkencore në Itali tha se për të zbuluar ndryshimet e vogla në ADN-në e tyre, duhet të bëhen analiza shumë komplekse në laboratorë shumë të specializuar. Për këtë arsye, gjykata italiane vendosi lirimin e tyre nga qelia.
/tvklan