Një fabrikë birre në Finlandë ka hedhur në treg një birrë me temën e NATO-s për të shënuar aplikimin e vendit nordik për t'iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.
Kanaçja përmban etiketimin blu me një version vizatimor të një kalorësi mesjetar që pi birrë me armaturë metalike të zbukuruar me simbolin e logos së NATO-s.
Emri i birrës është një lojë me shprehjen finlandeze "Otan olutta", që do të thotë "Unë do të pi një birrë" dhe shkurtesën franceze të NATO-s, që është "OTAN". Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ka dy gjuhë zyrtare, anglisht dhe frëngjisht.
Themeluesi, Petteri Vanttinen, i tha Associated Press se vendimi ad hoc i fabrikës së birrës fundjavën e kaluar për të filluar prodhimin e bsaj ishte i motivuar nga "shqetësimet për luftën në Ukrainë" dhe pasojat e saj për Finlandën.
Ai e përshkroi birrën e re si "një shije sigurie, me një aluzion lirie".
Finlanda dhe Suedia javën e kaluar paraqitën aplikimin për t'u anëtarësuar në NATO.
Nga kompania Olaf Brewing thanë se birra e tyre e re nderon gjithashtu qytetin lindor finlandez Savonlinna, baza e fabrikës së birrës që ndodhet disa dhjetëra kilometra larg kufirit të Finlandës me Rusinë.
“Qyteti ynë i vogël i lindjes Savonlinna ka qenë gjithmonë në kufijtë midis Lindjes dhe Perëndimit. Shumë beteja janë zhvilluar në zonën e qytetit dhe në Kështjellën e St. Olafs”, tha fabrika e birrës në një postim në Twitter.
Finlanda ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë, më i gjati nga çdo anëtar i Bashkimit Evropian.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.