Një grua nga Michigani i ShBA-së fitoi çmimin prej 500 mijë dollarësh nga një biletë lotarie me gërvishtje pasi bëri shaka me nëpunësen e dyqanit për "kursimin për daljen në pension".
64-vjeçarja e Qarkut Allegan u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçiganit se ndaloi në stacionin e karburantit Marathon në rrugën Allegan në Plainwell për të blerë një biletë gërvishtëse lotarie.
"Unë kam luajtur lojën Ghostbusters që kur doli," tha lojtarja. “Kur hyra në pikën e karburantit për të blerë biletë rrugës për në punë, nëpunësja dhe unë po flisnim për pensionimin. Kur më dha biletën, ajo më tha: “Epo, shpresoj që kjo biletë të të ndihmojë me kursimet për pension!".
Gruaja tha që shakaja e nëpunëses doli profetike.
"E gërvishta biletën gjatë pauzës më vonë atë ditë dhe mendova se fitova 500 dollarë. Bashkëpunëtori im më tha: ‘Duhet ta shikosh përsëri shumën e çmimit’, kur pashë se ishte në të vërtetë 500 mijë dollarë, u ndjeva sikur do të pësoja një atak në zemër”, kujton fituesja.
Ajo tha se paratë e saj të çmimit do të shkojnë për të paguar faturat, për të paguar shtëpinë e saj - dhe për të kursyer për pension.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.