Si kundërpërgjigje ndaj triumfit të Ferrarit në garën e parë sezonale të Melburnit në Australi, Lewis Hamilton me Mercedesin e tij renditet i pari në garën e Botërorit të Formula 1 në Shanghai të Kinës.
Megjithatë, i pakapshëm nuk doli të jetë edhe gjermani i Ferrarit Vettel, i cili arriti të renditet në vendin e dytë. Ai mbeti m e pikë të barabarta me britanikun në klasifikimin e pilotëve, përcjellë Klan Kosova.
Një sfidë spektakolare në xhirot e fundit ishte ajo mes dy pilotëve të Red Bullit për vendin e fundit në podium, mes Verstappenit dhe Ricciardos, me australianin që ishte shumë pranë parakalimit por në kthesën e fundit frenon deri në bllokim të gomave, duke mbetur pas holandezit.
Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 është pas një jave në Bahrein.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.