Lajmet e fundit
Mes rritjes së pasigurisë nën ndikimin e krizës industria e automobilave ka prodhuar një makinë që është ndoshta më e sigurta në botë – limuzinën zyrtare për Presidentin Obama.

Dyert janë të veshura me pllaka të blinduara me trashësi 20 cm – rreth 6 cm më të holla se ato të veturës me të cilën udhëtonte presidenti Bush. Këto dyer kanë peshë të njejtë me atë të një avioni Boeing 757.
Enterieri thuhet të jetë i izoluar edhe në rast të një sulmi kimik. Poashtu, një sistem e izolon makinën në rast të sulmit, njejtë siç izolohen arkat e bankave.
Vozitësi i Obamas nuk është i çfardoshëm. Ai është një agjent i stërvitur i CIA, me njohuri në shumë fusha.
Serbatori është i gjithi i veshur me shtresë antiplumb.
Gomat janë rezistente në plumba dhe çfarëdo mjeti dëmtues për gomat e zakonshme.
Trupi i makinës është krijuar për të devijuar gurët dhe shkëmbinjtë. Besohet të jetë një kombinim i çelikut, aluminit, titanit dhe qeramikës.
https://youtu.be/YeSPlCRcpds