Luftëtari i UFC, Ilir Latifi, do të rikthehet sërish pas një mungese prej më shumë se një viti.
Latifi e ka zyrtarizuar ndeshjen e radhës të cilën pritet ta zhvillojë me datë 5 qershor.
Ai do të ndeshet me një kundërshtarë mjaft të fortë siç është Tanner Boser.
Boser në total ka zhvilluar 27 luftëra, ku ka shënuar 19 fitore (10 me nokaut) dhe ka shtatë humbje (1 me nokaut).
Latifi në tri meçet e tij të fundit është mposhtur.
Më 8 shkurt të vitit 2020, ai u mposht nga Lewis.
Më 10 gusht të vitit 2019, kosovari u mposht nga Oezdemir dhe më 29 dhjetor të vitit 2018, ai u mposht nga Anderson.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/illirlatifi/posts/309993013824057
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.