Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi mori pjesë në Komitetin për Politika të Jashtme të Parkamentit Evropian (AFET) në Bruksel.
Pos diskutimeve për rëndësinë dhe rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe strukturave evropiane, Bislimi tha se qeveria e Kosovës është pajtuar me propozimin evropian.
"Ne kemi qenë të përkushtuar në arritjet dhe kërkesat e BE-së, kemi qenë konstruktiv edhe në propozimin e BE-së për dialogun. Ne sapo u pajtuam me propzimin evropian dhe negociatat për implementimin e tij do të vazhdojnë së shpejti. Ne besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon njohjen reciproke si pikë kryesore e marrëveshjes dhe të drejtat minoritare në të dyja shtetet", tha Bislimi në Bruksel, shkruan Klankosova.tv.
Ai mes tjerash vlerësoi sigurinë dhe paqen në regjion si të domosdoshme.
"Ne jemi të gatshëm të arrijmë të gjitha qëllimet tona, përkundër pengesave dhe sfidave. Përkushtimi jonë dhe hapat tonë nuk do të ndalen. Porosia e Kosovës është shumë e qartë.Evropa është e tashmja jonë. Evropa është e ardhmja jonë. Zëri jonë duhet të dëgjohet dhe pranohet në familjen evropiane.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.