Rreth orës 9 të së hënës zëvendëskryeministri Benik Bislimi, doli në punë, por ai mund ta ketë filluar punën shumë më herët, madje edhe të mos ketë fjetur fare.
Kjo pasi, shefi tij Albin Kurti, tha një ditë më parë se atë po e preokupon çështja e rrymës në veri.
Se bëri ndonjë sy gjumë, Klani nuk mundi ta kuptojë nga vetë Bislmi.
Ngjashëm veproi edhe në tentimin e dytë. Por kur erdhi për raportim në kuvend, pyetja duket se e ngatërroi Bislimin.
Tema e gjumit, e shoqëroi edhe gjatë raportimit para deputetëve. Kjo, sipas zëvendësshefit të ekzekutivit, u është bërë obsesion deputetëve të opozitës.
Përpjeka e tretë e televizionit doli e vërteta, për të marrë xhevap se a fjeti mbrëmë apo jo Besnik Bislimi, ani pse pa përgjigje konkrete, kur pyetjen e quajti banale.
https://www.youtube.com/watch?v=FdiSy7xiK9E
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.