Detajet që ia kërkuan deputetët, Besnik Bislimi, nuk pranoi t’i japë.
Në raportimin para tyre, pa treguar përmbajtjen, zëvendëskryeministri konfirmoi se të martën Kosovës iu dorëzua me modifikime plani i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë.
Ai tha se ka pasur dakordim mes palëve që të mos ketë diskutim publik për dokumentin, njofton Klan Kosova.
Më pak i rezervuar ishte kur foli rreth dokumentit për të pagjeturit.
Bislimi deklaroi se ai mund të nënshkruhet në takimin e parë mes palëve, në janar të vitit tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=kAePI0rsY8U
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.