Policia e Kosovës ka kryer aksion kundër organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Podujevë gjatë ditës së mërkurë.
Aksioni u zhvillua në dy lokale të ndryshme, ku u gjetën dhe u sekuestruan pesë aparate të lojërave të fatit, para të gatshme, sasi e narkotikëve dhe një armë e ftohtë, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollimit të lokaleve, në njërin prej tyre policia arrestoi edhe një person.
Sakaq, që nga fundi i muajit prill 2025, Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme (Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm), prej të cilave janë mbyllur 22 lokale.
Gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar për veprat e sipërshënuara 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.