Në orët e vona të së enjtes, policia ka zhvilluar një aksion në fshatin Isniq të Deçanit.
Nga veprimet policore mbetën të arrestuar 10 persona, të cilët dyshohen për organizimin e skemave piramidale e bixhozit.
Por, sipas pronarit të lokalit, Asim Osdauti, kjo nuk është e vërtetë, pasi siç thotë, në lokalin e tij bëhen vetëm lojë që lejon ligji, si ajo me letra, shah e të ngjashme.
Bastet që i bëjnë konsumatorët e tij thonë se janë vetëm sa për të shitur pijet që i ka në lokalin që e hapi një vit më parë.
Me rastin po merren edhe organet komunale.
Nga Drejtoria e Inspeksionit deklaruan se i njëjti nuk i ka të kompletuara të gjitha dokumentet për të ia lejuar veprimtarinë, andaj është urdhëruar mbyllja e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=wl3xu71t1Zo
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.