Është zbuluar një gamë e madhe e bizhuterive të kurorës Angkorian të Kamboxhias, disa prej tyre që datojnë nga shekulli o 7-të, u rishfaqën në Londër.
Ekspertët thonë se ata kurrë nuk e kanë parë shumicën e bizhuterive më parë dhe janë të habitur nga ekzistenca e tyre.
Koleksioni është kthyer fshehurazi në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh dhe do të shfaqet atje në muzeun kombëtar të vendit.
Sendet e vjedhura i përkisnin kontrabandistit të njohur të antikiteteve Douglas Latchford, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai vdiq në vitin 2020 derisa priste gjyqin në ShBA. Familja e tij premtoi se do ta kthente koleksionin e vjedhur në Kamboxhia pasi ai vdiq, por autoritetet nuk e dinin se çfarë saktësisht do të dorëzohej ose si do të ndodhte.

Brad Gordon, kreu i ekipit hetimor të Kamboxhias, u bë përfaqësuesi i parë i kombit që pa stolitë kur vizitoi Londrën.
"Unë u çova nga një përfaqësues i familjes Latchford në një vend të pazbuluar. Në parking ishte një automjet me katër kuti brenda. Më vinte të qaja. Thjesht mendova, bizhuteritë e kurorës së qytetërimit të lashtë kamboxhiane të paketuara në katër kuti në pjesën e pasme të një makine", u shpreh ai.
Kur gjithçka u hap, koleksioni i rishfaqur u zbulua se përmban 77 copa ari dhe bizhuteri me xhevahir, duke përfshirë kurora, rripa dhe vathë.
Një tas i madh mendohet se daton nga shekulli i 11-të dhe megjithëse ende nuk është testuar, duket se është prej ari të fortë.
Ekspertët besojnë se mund të ishte përdorur si një tas orizi për familjen mbretërore Angkorian.
Ndryshe, ende është e paqartë saktësisht se si dhe kur u vodhën bizhuteritë dhe se si u nisën për në Londër.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.