Një biznes i çuditshëm është hapur në Neë Hampshire.
I quajtur zyrtarisht "The Diaper Spa", biznesi i ri në Atkinson, ka për qëllim që të rritur të vendosin pelena dhe të luajnë role si fëmijë të vegjël, një grup i njohur ndryshe si komuniteti "Adult Baby Diaper Lover (ABDL)".

Sipas Metro.co.uk, ky biznes premton një "zonë të sigurt dhe pa paragjykime" duke i lejuar të rriturit ta kenë kohën e lojës, të përrallave, kohën e gjumit, të përqafimit, të ndryshimit, ngjyrosjen, vjersha dhe këngë".
Krejt kjo u bë për njerëzit të cilët kanë trauma të kaluara dhe qëndrimi aty kushton rreth 300 dollarë.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.