09.01.2018 · përditësuar para 3084 dite1 min lexim
Black Box VR ka zhvilluar një stërvitje për tërë trupin në formë të një eksperience virutale për 30 minuta.
Kjo stërvitje e këtij lloji është realizuar përmes një makine të ushtrimeve me rezistencë dhe kufjeve HTC Vive.
Ky rregullim është sa një kabinë e tushit përderisa ju ofron ndjenjën që jeni në mes të një palestre sportive.
Prezantimi i kësaj mënyre të trajnimit është bërë në Las Vegas dhe ka për qëllim që të bashkojë teknologjinë VR dhe stërvitjet.
Megjithatë disa ekspertë kanë vënë në pah nevojën për siguri në mënyrë që kjo pajisje të funksionoj.
●●●
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.