Këngëtari Blake Shelton ia ka dhënë aprovimin Reba McEntire që ta zë vendin e tij në jurinë e kompeticionit më të madh të muzikës, "The Voice of America".
Ai, në një intervistë për Extra, ka thënë se Reba i ka disa gjëra të cilën e bëjnë të veçantë.
"Së pari, ajo është kaq autentike. Unë nuk njoh asnjë në vend, apo në planet, që është më autentike se Reba, dhe kjo është vetëm e vërteta, por gjëja tjetër është talenti i saj", ka thënë Shelton.
Shelton e ka sezonin e tij të fundit si pjesë e jurisë së "The Voice of America" pas një kohe të gjatë, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.