Blenda Hajdari është vajza kosovare e cila jeton në Zvicër dhe ka bërë transplantin e zemrës në moshën 11-vjeçare.
Ajo ishte e ftuar në "Orën Shtatë" në Klan Kosova, ku tregoj sfidën që ka kaluar në kohën kur iu desh ta bënte transpantin.
Blenda u shpreh se pavarësish situatës nëpër të cilën ka kaluar, ajo nuk është dorëzuar kurrë.
"E kemi përballu me humor. Fillimisht kam qenë shumë rebele, por pastaj e kam kuptuar që duhet të ketë shumë disiplinë. Unë kurrë nuk jam dorëzuar. Gjashtë muaj kam pritur, ata kanë thënë që është shumë vështirë ta gjejë organin, por m'kanë dhënë shumë prioritet, sepse kam qenë e vogël, prandaj më ka ardhur zemra shumë shpejtë", u shpreh ajo.
Blenda gjithashtu tregoi se pas rastit që ka kaluar, tani në Zvicër bën kampanja për dhurimin e organeve, përcjell Klankosova.tv.
Tutje, ajo u shpreh se kur të jetë gati emocionalisht, do t'iu shkruaj një letër familjes së personit që ia ka dhuruar zemrën.
"Në Zvicër bëj kampanja për dhurimin e organeve. Unë besoj që gjëja më e mirë që mund të bëjë dikush është të dhurojë organe. I ndihmon një njeriu, një pacienti, por edhe gjithë familjes. Unë kurrë s'kam pasur probleme, jam kujdesur për vetën, vazhdoj i marr ilaçet dhe vazhdoj kontrollat. Nëse jam e gatshme do t'ua shkruajë një letër familjes së personit që ma ka dhënë zemrën", u shpreh tutje Blenda.
https://www.youtube.com/watch?v=j89ux9qJ2Ik&t=292s
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.