Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, biseduan shkurtimisht të enjten gjatë samitit të G20 që po mbahet në Nju Delhi të Indisë.
Ishte ky i fundit që përkundër kundërshtimeve të mëdha, që u nis drejt diplomatit rus dhe i foli për 10 minuta.
Në përballjen e parë që nga pushtimi i Ukrainës, Lavrov e Blinken folën sy më sy për tre pika.
Amerikani i kërkoi homologut të tij ndaljen e luftës në Ukrainë, derisa e siguroi që mbështetja e Uashingtonit nuk do të mungojë për shtetin e drejtuar nga Volodymyr Zelesnky deri në triumf, njofton Klan Kosova.
Në këtë kontakt të shkurtër, Bliken i ka kërkuar Lavrovit të ndryshojë edhe vendimi i Vladimir Putin për pezullimin e pjesëmarrjes në marrëveshjen nukleare dhe të lirojnë të arrestuarin amerikan, Paul Whelan.
Tre kërkesat e tij i bëri publike vetë sekretari amerikan, i cili nuk dha detaje se çfarë përgjigje mori nga kryediplomati rus.
Hera e fundit që Blinken dhe Lavrov u takuan personalisht ishte para pushtimit rus.
Ndërkaq, në samitin e fundit të G20 në Bali që u mbajt në korrikun e kaluar, të dy kryediplomatët nuk folën me njeri-tjetrin teksa Lavrov ishte larguar nga samiti pas kritikave të shumta për luftën në Ukrainë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=l5q8hJWV-G8
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.