Lajmet e fundit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të hyjnë e të dalin në sallë vetëm edhe një ditë. Nga e diela, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, puna në Kuvend do të bllokohet përkohësisht, pas vendosjes së masës së përkohshme ndaj këtij institucioni.
Kjo situatë nuk e ka befasuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila synon postin e kryetares së Kuvendit. Ajo e ka cilësuar këtë situatë si normale, po aq sa edhe përsëritjen e zgjedhjeve të reja.
Nga ana tjetër, partitë opozitare deri tani nuk po e përjashtojnë mundësinë e shkuarjes në zgjedhje. Por për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, rikthimi në kutitë e votimit përfaqëson një “dëshpërim të demokracisë”, ndaj sipas tyre, zgjedhjet nuk duhet të favorizohen.
Edhe ish-bashkëpunëtori i Ramush Haradinajt, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk do të kontribuojë në thellimin e krizës politike që do të çonte në zgjedhje të parakohshme. Ai theksoi se duhet pritur vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.
Limaj gjithashtu i dërgoi një mesazh të qartë Albin Kurtit, duke thënë se është bërë e qartë se ky i fundit nuk i ka votat për të formuar qeverinë. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=2ePPzx-KnKw