Bllokada njëmujore në Angli e shpallur nga Kryeministri Boris Johnson këtë fundjavë mund të zgjatet.
Kështu ka paralajmëruar ministri i lartë i kabinetit Michael Gove, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Mund të themi përfundimisht se nëse nuk marrim masa tani, [shërbimi shëndetësor] do të mbingarkohet në mënyrë që askush prej nesh nuk mund ta pranojë”, ka thënë Gove.
I pyetur nëse bllokada mund të zgjatet përtej dhjetorit, ministri Gove është përgjigjur "Po".
Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar e ka numrin më të madh të vdekjeve zyrtare në Evropë nga COVID-19 dhe po përballet me më shume se 20 mijë raste të reja në ditë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.