Në komunën e Zubin Potokut është raportuar për një incident, ku dy persona se kanë vendosur një kamion në rrugë, duke penguar qarkullimin normal të automjeteve.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se dy personat e dyshuar, mashkull dhe femër, janë shoqëruar për intervistim.
Pas marrjes së deklaratave dhe procedurave përkatëse, me vendim të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Zubin Potok/ 29.11.2025-18:30. Dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kanë vendosur kamionin në rrugë dhe kanë penguar lëvizjen. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë”, njofton PK. /Klankoova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.