Lajmet e fundit

Ishte mbesa e çiftit që i motivoi ata të fillojnë blogun e modës. Postimi i tyre i fundit në Instagram tregon Vermën duke e hequr veshjen e saj tradicionale indiane, që ndryshe njihet si Sari. Ajo tha se synon që të jetë blogerja më e mirë në qytetin e saj. "Mbesa ime më ka prezantuar Instagramin gjatë pandemisë dhe që nga ajo kohë, unë kam qenë e fiksuar. Jam 76 vjeçare dhe dua të jem ndikuesja më e mirë në qytet". Qoftë sfidë këpucësh apo paraqitje me veshje të ndryshme, Verma gati se ka pranuar çdo trend të modës në rrjetet sociale. Në një prej postimeve, ajo gjithashtu u pa e veshur me këpuce me maje.
"Më parë, gjyshja ishte parë me një palë xhinse dhe këmisha të farmerkës , veshje etnike të modës dhe stoli të çuditshme. Ajo dukej mahnitës në secilën prej veshjeve".