Publicisti i njohur, Ben Blushi ka thënë se njohja e shtetit të Palestinës nga Franca dhe Britania ka një pyetje themelore mbi moralin e popujve.
Përmes një opinioni në llogarinë e tij në Facebook, Blushi pyet “Kur e meriton një popull të ketë shtetin e vet?”.
Sipas tij, bota ka ende shumë popuj që nuk kanë shtet, megjithëse, sipas tij, kanë luftuar më shumë se palestinezët, kanë rezistuar më gjatë se ata, e nuk ia kanë zaptuar askujt tokën siç kanë bërë arabët palestinezë për shekuj dhe megjithëse nuk kanë krijuar organizata terroriste që vrasin fëmijë duke lozur në oborr.
Blushi shton se palestinezët nuk e meritojnë shtetin që po ju falet, sepse, sipas publicistit, ata nuk kanë bërë asgjë për ta merituar atë.
“Njohja e Palestinës pa kushte është një shpërblim që populli palestinez nuk e meriton. Njohjet perëndimore rrezikojnë të krijojnë një Goliath të ri në kufi të Izraelit, një shtet të egër që kërcënon dhe lufton pa pushim”, shton tutje Blushi.
“Çështja e Palestinës nuk ka të bëjë vetëm me Izraelin por me moralin e kohës Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me pjesën tjetër të botës së qytetëruar. Kjo është çështja. Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me ne. Palestina nuk është gati për të jetuar si ne”.
https://klankosova.tv/kolumne/pse-nuk-duhet-njohur-palestina-111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.