Bad News Eagles janë kualifikuar në turneun më të madh në CS:GO, i cili do të mbahet në Brazil.
BNE triumfoi ndaj ekipit rus Forze me rezultat 2-1, me mapa, njofton Klankosova.tv.
Ndeshja nuk filloi edhe mirë për ekipin shqiptar, pasi ishin duke humbur me rezultat 1-0, por që arritën në mënyrë fantastike të kthehen, duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 2-1.
Ky turne do të mbahet nga data 31 tetor deri më 13 nëntor, derisa do të ndahen çmime deri në 1.2 milion euro.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.