Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan Harçenko, në një intervistë për RIA Novosti, ka pretenduar se autoritetet në Kosovë po zbatojnë spastrim etnik ndaj serbëve.
Ai tha se kjo po bëhet duke ua bërë kushtet e padurueshme për jetës atyre, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, “ky pushtim i veriut të Kosovës” nga ana e Prishtinës “ka ndodhur, po ndodh dhe, për fat të keq, duhet të nisim nga fakti se do të vazhdojë”.
Ndër të tjera, ai tha se zgjidhja për Kosovën është e mundur të arrihet vetëm nën patronazhin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai shtoi se përpjekjet e BE-së për të vepruar si ndërmjetës që nga fillimi kanë qenë të dënuara me dështim. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.