Bokserja me prejardhje shqiptare, Alma Juniku, përfaqëson Australinë në boks.
Ajo u bë kampione e botës në WBC MuayThai në peshat 51 kilogram deri në 54.
18 vjeçarja luftoi me ZaZa Sor Aree nga Tajlanda ku e mposhti atë në rundin e pestë, njofton Klan Kosova.
Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të WBC MuayThai, ku ata e përgëzuan Australinë për këtë fitore.
“Në emër të Kryetarit WBC MuayThai, Pol. Gjenerali Kovid Bhakdibhumi, Presidenti i WBC Mauricio Sulaiman dhe i gjithë ekipi në WBC ne do të dëshironim të përgëzonim zonjën Juniku për natën e saj të mahnitshme të suksesit global”, shkruhet më tej në postimin e WBC MuayThai në Facebook.
Ja postimi i plotw i WBC MuayThai:

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.