Ekipi kosovar i ka paraqitur dy boksier për kampionatin botëror për të rinj U-18 në boks që do të mbahet Alicante të Spanjës.
Atje në kategorinë 86 kilogram do të garoj Taulant Jakupi, kurse në atë 82 kilogram shtetin do ta përfaqësoj Donat Syla transmeton klankosova.tv.
Megjithatë këta dy boksier bashkë me selektorin Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli ende nuk janë pajisur me viza të shtetit spanjoll.
Ata tashmë kanë kërkuar sqarime nga IBA (International Boxing Association) për vonesat në pajisjen me viza, ndërsa në përgjigje i është thënë se ambasada e Spanjës në Shkup është në pritje të përgjigjes nga Madridi për ekipin nga Kosova.
Sido që të jetë selektori Brahimi ka bërë të ditur që boksierët janë në gjendje të mirë fizike dhe të gatshëm.
Në botërori e grupmoshave U-18 do të marrin pjesë me shumë se 650 garues nga 89 shtete.
Gara do të mbahet në qytetin spanjoll në rajonin Alicante, La Nucía nga data 14 deri më 26 nëntor.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.