Reprezentacioni i Kosovës në Boks nesër do të udhëtojë për në Kampionatin Evropian i cili mbahet nga 5-13 gusht në Samakov të Bullgarisë, njofton Federata e Boksit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Boksierët e përzgjedhur nga selektori Xhevdet Peci janë, Armend Xhoxhaj (81 kg), Pirro Çuni (91 kg), Fisnik Muharremi (+91).
Pjesëmarrës, po ashtu do te jenë selektori Xhevdet Peci dhe gjyqtari ndërkombëtar (përgjegjës)Latif Demolli.
Këta boksierë kanë qëndruar në përgatitje të përbashkëta në Prizren, ku kane stërvitur nga dy herë në ditë.
“Ky kampionat evropian është i vlefshëm për tubimin e pikëve për Lojërat Olimpike dhe për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror”.
“Gjashtë vendet e para sigurojnë dhe pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në Katar që mbahet në muajin tetor”, shpjegohet në komunikatën e zëdhënësit të boksit, Latif Demolli.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.