Boksieri i Kombëtares së Kosovës, Besart Pireva do ta zhvillojë sot meçin e dytë pas fitores së djeshme në Kampionatin Evropianë për U-22, që po mbahet në Roseto të Italisë.
Pireva dje në kategorinë 81 kg e mposhti estonezin Aas Stiven.
Boksieri i Klubit Gollaku do të përballet sot me kundërshtarin nga Moldavia, Chiriacov Andrei në sesionin e dytë nga ora 19:00 në ringun "B", njofton Klankosova.tv
Pireva është njëri prej boksierëve më të mirë në vendin tonë, që mund të arrijë në majat më të larta botërore.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.